HomeKulturëMating Season: Kafshë të çmendura, humor i rëndë dhe zemër nën kaos

Mating Season: Kafshë të çmendura, humor i rëndë dhe zemër nën kaos

Të ngjajshme

Granit Xhaka nominohet për çmimin “Transferimi i Sezonit” në Premier League

Granit Xhaka është nominuar për çmimin prestigjioz “Transferimi i...

Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit

Një aksident ka ndodhur në hyrje të tunelit të...

Në minutat e para të komedisë së animuar të Netflix-it Mating Season, një ari zgjohet nga letargjia, urinon pa kontroll në shpellë, del jashtë dhe sheh dy rakunë në një skenë intime.

Pastaj bie në një krizë turpi ekzistencial. Në këtë pikë, është e qartë: seriali nuk kërkon të të kursejë asgjë.

Kjo është trashëgimia e drejtpërdrejtë e Big Mouth, komedisë së famshme dhe kontroverse të Nick Kroll dhe ekipit të tij, e cila e trajtoi pubertetin dhe zgjimin seksual me një përzierje brutale vulgariteti dhe ndjeshmërie. Edhe pse shpesh u kritikua për teprinë e humorit seksual, shumë e panë si një nga përshkrimet më të sinqerta të kaosit emocional të adoleshencës.

Mating Season e zhvendos këtë botë në një univers kafshësh që sillen sipas instinkteve të tyre biologjike. Këtu, seksi nuk është tabu, por mekanizëm mbijetese. Ariu Josh, i zërit të Zach Woods, kupton se ka hyrë në sezonin e çiftëzimit pasi zgjohet nga letargjia dhe zbulon se partnerja e tij e ka braktisur për një ari më dominues. I humbur mes vetmisë dhe instinktit, ai luhatet midis izolimit dhe përpjekjes për të rifilluar jetën e tij seksuale.

Në sipërfaqe, seriali ndjek një histori të thjeshtë: një ndarje dhe përpjekjen për ta përballuar atë. Por si në Big Mouth, kjo është vetëm korniza për një seri episodesh të mbushura me absurditete dhe skena të pazakonta.

Një nga figurat qendrore është rakuni i vetëbesuar, i interpretuar nga Nick Kroll, i cili shërben si motor i shumë prej skenave më të zhurmshme dhe të pahijshme të serialit. Ai përforcon idenë e njohur të vetmisë pas ndarjes: bindjen se të gjithë të tjerët po jetojnë një jetë seksuale më të suksesshme.

Por seriali shkon edhe më tej në biologjinë e kafshëve, shpesh me detaje të drejtpërdrejta dhe të pakursyera. Një episod i tërë fokusohet në mekanizmat e çiftëzimit te qentë, ndërsa një tjetër trajton sjelljen e hipopotamëve gjatë ritualeve të tyre të çiftëzimit. Rezultati është një balancë e çuditshme mes edukimit biologjik dhe humorit ekstrem, shpesh të pakëndshëm.

Një tjetër element është përdorimi ironik i imazheve të kafshëve të “disneyzuara” nga kultura pop. Arinjtë, drerët dhe rakunët – figura të njohura nga filmat klasikë – këtu vendosen në situata krejtësisht të kundërta me imazhin e tyre të pafajshëm, duke krijuar një kontrast që lë shikuesin mes habisë dhe sikletit.

Megjithatë, përtej vulgaritetit dhe absurditetit, Mating Season ruan një shtresë të papritur emocionaliteti. Si paraardhësi i tij, ai flet për vetminë, pasiguritë dhe përpjekjen për të gjetur ekuilibër pas humbjes. Nëse arrin të evoluojë si Big Mouth, mund të shndërrohet në diçka më të thellë sesa thjesht një komedi e zhurmshme dhe provokuese. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz