Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, i ka çuar një porosi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Duke i bërë thirrje që të mos i shpenzojë taksat e qytetarëve për fushatë elektorale, nga Strellci, Zemaj bëri thirrje të mos rrënohet e ardhmja e rinisë.
“E di që të ka humbë rruga, ashtu si ajo fleta e programit. Po më mirë të humbësh ti, sesa e ardhmja e këtyre të rinjve” shkroi Zemaj, në videon që shfaq takimin e tij me rininë e Strellcit.
Ky është postimi i plotë i tij:
Albin, mos ia rrëno të ardhmen rinisë.
Mos i çoni taksat tona për fushatë elektorale.
E di që të ka humbë rruga, ashtu si ajo fleta e programit. Po më mirë të humbësh ti, sesa e ardhmja e këtyre të rinjve.
Këta të rinj e duan vendin e vet dhe e dashurojnë vendin e shqiponjave.