Një yll i futbollit dhe një repere me shumë vëmendje është një kombinim interesant.
Reperja shqiptare nga Ferizaj, Loredana Zefi, dhe bashkëshorti i saj gjerman, Karim Adeyemi, po bëjnë një film dokumentar.
Sipas BILD, çifti ka qenë nën fokusin e kamerave tash e një vit, transmeton IndeksOnline.
Në xhirime thuhet se do të përfshihet përditshmëria e tyre, marrëdhënia, biznesi dhe jeta private.
Dokumentari pritet të publikohet së shpejti në Prime Video.
Kujtojmë se tash e disa ditë, Lori dhe Adeyemi po bëjnë pushimet në Kosovë./IndeksOnline/