Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit zëvendësministri, Driton Hyseni, ka kujtuar dyvjetorin e avancimit të statusit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për diplomacinë parlamentare të vendit.
Hyseni tha se ky avancim përbënte një sukses të veçantë për Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe një hap të rëndësishëm drejt forcimit të subjektivitetit shtetëror.
Sipas tij, ky zhvillim u arrit gjatë mandatit kur delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s udhëhiqej nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai theksoi se avancimi i statusit të Kuvendit të Kosovës ka ndikuar në rritjen e pranisë së vendit në strukturat euroatlantike dhe në fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Statusi i tij i plot:
Sot, dy vite që nga avancimi i statusit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, një moment i veçantë suksesi për diplomacinë tonë parlamentare.
Ky avancim u arrit në një mandat në të cilin Lëvizja Vetëvendosje udhëhoqi Delegacionin e Kosovës, duke forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës sonë dhe praninë e saj në strukturat euroatlantike.