Studenti francez humb autobusin, bën aksident me makinë por në fund arrin në provim me ndihmën e policisë
BILLI

Lexo edheKryetari i klubit të Vushtrrisë nderon Rashicën me mirënjohje – zbulon sa para mori klubi nga Miloti

Një student në Francë arriti me shumë mundim të zinte provimin e tij në fakultet.
Atij i kaloi autobusi, pastaj bëri aksident me veturën e babait të tij, dhe në fund ishte policia ajo që e ndihmoi të shkonte në fakultet.
18 vjeçari i quajtur Loic kishte provimin e tij të diplomës së shkollës së mesme për të arritur.
Ai kishte humbur kontrollin e makinës së babait të tij dhe u përplas me një murë.
Lexo edheKryetari i klubit të Vushtrrisë nderon Rashicën me mirënjohje – zbulon sa para mori klubi nga Miloti
Policia në qytetin e vogël të Albi, në veri të Toulouse tha se kishin arritur në skenën e aksidentit dhe kishin gjetur adoleshentin i cili nuk kishte asnjë gërvishtje.
Atij fillimisht i ishte dhënë një test për alkool të cilën e kaloi. Pastaj policia e morri dhe e dërgoi me shpetësi në Universitet ku kishte arritur në kohën e duhur./Gazeta Express/