Milot Rashica është shndërruar në një hero jo vetëm në qytetin e tij të lindjes por në tërë Kosovën. Kjo u pa edhe mbrëmë kur i gjithë stadium thërriste emrin e tij.
Shkaku i aktiviteteve të shumta, ylli vushtrrias nuk ka mundur ende t’i nisë mirë pushimet e tij, kjo për shkak edhe të “Lojës së Yjeve”, shkruan Reporteri.net
Sot, Rashica është nderuar nga qyteti i lindjes dhe nga klubi ku ai hodhi hapat e parë të futbollit, ku më pas edhe do të shpallej kampion me ta.

Miloti sot ka marrë mirënjohjen nga presidenti i klubit të Vushtrrisë, për kontributin e tij në imazhin e dhënë klubit vushtrrias.
“Sot i dhurova mirënjohje për kontributin dhe imazhin e dhënë për klubin tonë, krenarisë së Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës – Milot Rashicës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Naser Imeri poashtu ka zbuluar shumën që kanë marrur nga transferimi i Milot Rashicës nga Vitesse në Werder Bremen.
“Nga kalimi i Milotit prej Vitesse tek Werder Bremen, klubi ynë përfitoj një shumë prej 100.000 mijë euro, ku 10% të shumës i takuan menaxherit z. Shukri Asllanit i cili ndërmjetsoj punën ligjore mes klubit tonë dhe klubit të Ëerderit”, ka shkruar Imeri.













