back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeSpanja shënon ditën më të rëndë deri më tani, 849 vdekje nga...

Spanja shënon ditën më të rëndë deri më tani, 849 vdekje nga koronavirusi

Të ngjajshme

Spanja e ka shënuar ditën më të rëndë deri më tani sa i përket viktimave të koronavirusit me 849 vdekje të reja në 24 orët e fundit. Kështu, shifra e përgjithshme e të vdekurve në këtë shtet shkoi në 8189.

Edhe numri i personave të infektuar u rrit për 9222, duke e çuar në 94 mijë e 417 shifrën e të infektuarve që nga fillimi i përhapjes së virusit.

Këto raste paraqesin rritjre prej 10.8 për qind të shifrës së përgjithshme dhe i dhanë fund disa ditëve me shifra në rënie. Rastet e sotme e goditën shpresën për fundin e kulmit të gjendjes së rëndë.

Spanja tashmë është bërë vendi i tretë në botë me numrin më të madh të të infektuarve pasi e kaloi Kinën dhe tash ndodhet pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Qeveria spanjolle ka marrë masa edhe më të ashpra për kufizimin e lëvizjes gjatë kësaj jave, pavarësisht ndikimit negativ të tyre në ekonomi.

Qindra mijëra spanjollë kanë aplikuar për asistencë sociale për të papunët që nga fillimi i zbatimit të masave në mesin e muajit mars.

- Advertisement -

Të Fundit