Sot mot i vranët me reshje shiu, paralajmërohen vërshime lokale
dp
Lexo edheKOSTT-i deklarohet për zjarrin në transformatorin në Obiliq
Sipas MeteoKosovës, reshjet herë pas here pritet të jenë në formë të rrebesheve lokale, veçanërisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Reshjet më intensive priten në Rrafshin e Dukagjinit, sidomos në pjesën jugperëndimore, ku nuk përjashtohet mundësia e vërshimeve lokale.
Era do të fryjë nga juglindja, me shpejtësi prej 15 deri në 55 km/h.

Lexo edheKOSTT-i deklarohet për zjarrin në transformatorin në Obiliq
Ndërkohë, temperaturat do të shënojnë rritje si pasojë e depërtimit të masave të ngrohta ajrore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 8 deri në 11 gradë Celsius.