Berisha zbulon detaje tronditëse për vrasjen e Arlinda Zekajt: U ekzekutua 20 sekonda pasi u nda nga policia
dp

Lexo edheBerisha për ish-vjehrrën e Arlindës: E la të shtrirë prapa derës, të ekzekutuar barbarisht, pa i ofruar as ndihmën më të vogël

Avokati Besnik Berisha ka dhënë detaje të rënda lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, sonte në emisionin “Adresa” në Kanal10.
Berisha ka deklaruar se Arlinda Zekaj është ekzekutuar vetëm 20 sekonda pasi ishte ndarë nga policia.
“Arlinda ishte ekzekutuar vetëm 20 sekonda pasi ishte ndarë nga policia. As një minutë nuk kishte kaluar, sapo kishte hyrë në derën e shtëpisë, kur u ekzekutua në mënyrën më tinëzare dhe më të tmerrshme, me sopatë, para syve të nënës së saj, e cila ishte dëshmitare e kësaj ngjarjeje tragjike.”
Lexo edheBerisha për ish-vjehrrën e Arlindës: E la të shtrirë prapa derës, të ekzekutuar barbarisht, pa i ofruar as ndihmën më të vogël
Sipas Berishës, vrasja dyshohet se ishte porositur nga ish-bashkëshorti i viktimës, i cili në atë kohë ndodhej në burg.