“Ne jemi gati”, Çitaku fton BE-në në konsultime për Ligjin për Specialen
dp

Lexo edheÇitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për konsultime për Ligjin për Dhomat e Specializuara: Jemi gati që nesër

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’u konsultuar me përfaqësuesit e Kosovës lidhur me procesin e amendamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në një postim në Facebook, Çitaku i ka ftuar përfaqësuesit e BE-së që të marrin pjesë në konsultimet e parapara për nesër, duke thënë se PDK-ja është e gatshme për këtë proces.
Postimi i plotë:
E mirëpres gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’u konsultuar me ne në procesin e amendamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ky është një lajm i mirë. I ftoj që nesër të vijnë në konsultime. Ne jemi gati.
Lexo edheÇitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për konsultime për Ligjin për Dhomat e Specializuara: Jemi gati që nesër
E gjithë ajo që kërkojmë përmes këtij procesi është drejtësi. Një proces i drejtë, i paanshëm, në të cilin respektohen parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.
Besoj se thirrja për drejtësi na bashkon. Edhe me Bashkimin Evropian.