KOSTT njofton qytetarët se në orët e hershme të mëngjesit ka shpërthyer një zjarr në autotransformatorin AT2 (400/220 kV) në nënstacionin Kosova B. Menjëherë pas raportimit të zjarrit, ekipet tona njoftuan shërbimet emergjente, të cilat dolën në vendin e ngjarjes.
Ekipet teknike janë në terren, ku po vlerësojnë dëmet dhe po shqyrtojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur avaria.
Furnizimi me energji elektrike ka vazhduar pa ndërprerje, pasi avaria në autotransformator nuk ka ndikuar në funksionimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës.
KOSTT falënderon ekipet e zjarrfikësve për ndërhyrjen dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në vendin e ngjarjes.