Luta ka një rekomandim për Lumir Abdixhikun
dp

Lexo edhe“Investoni në gjeneratat e reja të Shqipërisë”, Ambasadori Wendt me bizneset amerikane: Të krijohen kushte të barabarta konkurrence

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia duhet të bëjë ndryshime të mëdha, si në organizim dhe strukturë, ashtu edhe në përmbajtje dhe mënyrën e vendimmarrjes.
Në Debat Plus, Haziri ka theksuar se LDK-ja duhet t’i respektojë normat dhe rregullat e saj, por njëkohësisht të ndryshojë mënyrën e funksionimit.
“Duhet me ndryshu në formë edhe në përmbajtje. Forma, organizimi, struktura duhet me ndryshu, përmbajtja, vendimmarrja”, ka theksuar ai.
Ai ka folur edhe për përgjegjësinë e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ai ka trashëguar një strukturë të ndërtuar ndër vite, por se ka pasur mundësi të bëjë ndryshime.

Lexo edhe“Investoni në gjeneratat e reja të Shqipërisë”, Ambasadori Wendt me bizneset amerikane: Të krijohen kushte të barabarta konkurrence
Haziri ka vlerësuar se Abdixhiku duhet të jetë më konsistent në disa politika dhe më i drejtpërdrejtë në qëndrimet politike.
“Lumiri e ka edhe një obligim si kryetari i LDK-së, duhet kajher me u bo defensivë për disa situata politike, shpeshherë mu bo ma konsistent në disa politika, ma agresiv do të thoja në qëndrime politike,… Lumiri nuk është që të falë”, ka deklaruar ai.