Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.810 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 202 raste pozitive.
Në Komunën e Skënderajt janë shënuar 14 raste të reja me koronavirus dhe një person i moshës 79 vjecare ka humbur jetën.
9 raste në Skënderaj, 2 në Polac dhe nga një rast në Abri të Poshtme, Prekaz i Epërm dhe Prekaz të Poshtëm./DrenicaPress