back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeShtohen gjobat në komunikacion, por rriten edhe aksidentet

Shtohen gjobat në komunikacion, por rriten edhe aksidentet

Të ngjajshme

Kompromis i ri i Kurtit: Leje qëndrimi 12-mujore për serbët pa dokumente të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka rënë dakord me përfaqësuesit e...

Barcelona ia vë syrin talentit të Bundesligës që kushton 60 milionë euro

FC Barcelona pritet të jetë shumë aktive gjatë afatit...

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për reshje intensive bore gjatë fundjavës,...

Që nga data 24 korrik, kur policia krijoi task-forcën për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor, është rritur numri i dënimeve të shqiptuara, por aksidentet nuk janë zvogëluar.

Nga 1400 tiketa sa Policia kishte shqiptuar përafërsisht gjatë një dite para datës 24 korrik, Policia e Kosovës pas kësaj date kur është krijuar task-forca ka shqiptuar 300-400 tiketa më shumë.

Përgjatë kësaj periudhe dy javore, shtatë persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore, derisa kanë ndodhur rreth 300 aksidente me të lënduar.

Megjithatë, në Policinë e Kosovës thonë se duhet pritur ende që ky plan i parandalimit të aksidenteve rrugore të japë rezultate konkrete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha thotë për Radion Evropa e Lirë se referuar statistikave për muajin korrik krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, janë dy persona më pak të vdekur si pasojë e aksidenteve rrugore.

“Vlerësohet se angazhimet intensive të kapaciteteve policore për një siguri më ta madhe në rrugë kanë ndikuar edhe në rritjen edhe të numrit të tiketave të shqiptuara për kundërvajtje të ndryshme në trafik dhe natyrisht task-forca ka gati dy javë që ka filluar të implementohet dhe presim që në një periudhë optimale të kemi edhe efektet e para në terren”, thotë Hoxha.

Task-forca e Policisë së Kosovës për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka ndikuar që Klinika Emergjente në QKUK të ketë pasur më pak punë fundjavën që lamë pas. Kështu thotë drejtori i Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Basri Lenjani.

“Me siguri ose kanë filluar dënimet, kemi më pak (të lënduar), sidomos sot deri në drekë nuk kemi të konfirmuar asnjë aksident, se zakonisht dita e hënë dhe e premte ka më shumti aksidente të shkaktuara”, thotë Lenjani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz