back to top
Sunday, July 27, 2025
BallinaLajmeDaçiq e do ndarjen e Kosovës, madje jo vetëm të veriut të...

Daçiq e do ndarjen e Kosovës, madje jo vetëm të veriut të saj

Të ngjajshme

Duke i vlerësuar si të volitshme për Serbinë ndryshimet në skenën politike ndërkombëtare, shefi i diplomacisë serbe ka vlerësuar se ”ardhja e ndihmës sekretarit të shtetit të ShBA-ve Wess Mitchell ka qenë ngjarja kyçe, e cila e ka ndryshuar marrëdhënien e Serbisë me administratën amerikane”.

Situata në këtë çast është e tillë që Serbia ka ”rast të mirë që çështjen e Kosovës ta zgjidhë me kompromis”, ka thënë ministri serb i punëve të jashtme, Ivica Daçiq. Madje, ai thekson se nuk di se kur do të ketë rast më të mirë, transmeton gazetametro.net

Daçiq thotë tash ka ndryshuar pozicioni i Rusisë, e cila është bërë superfuqi, ndërsa ka marrëdhënie më të afërta me Serbinë se para 20 vitesh, si edhe ka ndryshuar Amerika dhe politika e jashtme e saj.

Sipas tij, është hapur mundësia për dialog, Serbia ka realizuar marrëdhënie më të afërta me Gjrmaninë, Francën si dhe Turqinë, ndërsa me Kinën është bërë partner serioz.

”Në këtë fayë jemi në situatë kur edhe BE-ja sheh se problemi kryesor është ai i arritjes së kompromisit me shqiptarët. Shqiptarët duan ta njohim Kosovën, plus nëse do do të mund ta merrnin Medvegjën, Preshevën… kjo do të ishte ideale. Në këtë situatë hapet mundësia që të arrihet ygjidhje kompromisi. Nëse tashmë jemi në dialor, atëherë duhet të keni ndonjë propozim”, ka thënë Daçiq ër televizionit serb Pink.

Daçiq konsideron se ardhja e ndihmës sekretarit të shtetit të ShBA-ve Wess Mitchell ka qenë ngjarja kyçe, e cila e ka ndryshuar marrëdhënien e Serbisë me administratën amerikane.

Mitchell, theksoi ai, ka qenë përfaqësuesi i parë i administratës amerikane, i cili është interesuar për problemet e Ballkanit dhe i cili ka pasur vullnet që të na dëgjojë e të ketë mirëkuptim për qëndrimet tona.

”Në këtë aspekt, është me rëndësi që përfaqësuesit e administratës amerikanë kanë qendërim të tillë dhe qasje se problemi i Kosovës nuk është ygjidhur, përkatësisht se duhet provuar që në dialog të arrihet kompromisi i cili do të ishte në interes të të gjitha palëve dhe të provohej të mbyllet e tërë historia”, ka thënë Daçiq.

Daçiq e ka qujatur këtë ”ndryshim të madh”.

Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Daçiq ka thënë se Serbia ka mungesë ideshë, sepse ekzstojnë njerëz të cilët ”kur duhet të mbrohet vendo gjejnë ndonjë arsye të mos e bëjnë këtë.

”Edhe tash jemi në situatë që në skenën politike dhe atë shoqërore ka të tillë të cilët nxisin ide ekstreme e joreale, të cilat nisen prej asaj se nuk duhet ygjidhur problemin e Kosovës, me arsyetim se do të vijnë kohë më të mira. Cilat kohë më të mira në skenën ndërkombëtare mund të vijnë që Gjakova të bëhet serbe?”, ka thënë ai.

I pyetur pse kisha ortodokse serbe e refuzon ndarjen, sipas tij ndarja është zgjidhja më e mirë, madje jo vetëm ndarja e veriut.

”Kjo zgjidhje është që atje ku populli serb ka shumicën, e kjo nuk është vetëm veriu, por të shohim se edhe ku tjetër është e mundshme, që të lidhet me Serbinë qendrore, sepse unë vërtet nuk shoh ygjidhje ë të mirë, pos nëse dikush nuk mendon se zgjidhja do të vijë ashtu që do të ndodhë ndonjë mrekulli dhe në Kaçanik e Gllogoc të ndrzshojë struktura etnike”, ka thënë ai./gazetametro.net

 

- Advertisement -

Të Fundit