Policia në Shqipëri arreston tre kosovarë, u kapën me drogë në vlerë 1 milion euro – kanabisi për destinacion final e kishte Kosovën

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Anchor”, duke goditur një rast të dyshuar të trafikimit ndërkombëtar të kanabisit nga Kanadaja drejt Shqipërisë, ndërsa sipas hetimeve, një pjesë e drogës dyshohet se destinohej edhe për Kosovën.
Gjatë operacionit, në Portin e Durrësit janë sekuestruar rreth 80 kilogramë kanabis i llojit “Gelato”, me përmbajtje të lartë THC, vlera e të cilit në treg përllogaritet rreth 1 milion euro, transmeton lajmi.net.
Policia ka bërë të ditur se lënda narkotike ishte ndarë në 127 pako dhe ishte fshehur në një hapësirë të modifikuar posaçërisht në një automjet të porositur për t’u blerë në Kanada.
Sipas hetimeve, droga dyshohet se sigurohej në Ontario të Kanadasë, prej nga transportohej drejt Shqipërisë. Pas mbërritjes në vend, ajo dyshohet se shpërndahej në Shqipëri dhe më tej në territorin e Kosovës.
Në kuadër të operacionit janë arrestuar tre persona, të gjithë shtetas të Kosovës: T. D., 32 vjeç, L. G., 26 vjeç dhe B. J., 40 vjeç. Ata dyshohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, H. C., nga Kukësi, dhe G. O., i lindur në Kosovë dhe banues në Ontario të Kanadasë.
Përveç lëndës narkotike, gjatë aksionit janë sekuestruar edhe tre automjete, pesë telefona celularë dhe rreth 11 mijë euro para të gatshme.

Lexo edheMbi 100 ish-diplomatë britanikë e francezë kërkojnë sanksione ndaj Izraelit
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se personat e dyshuar dyshohet se kishin role të ndryshme në sigurimin, fshehjen, transportimin dhe shpërndarjen e drogës, me itinerarin Kanada–Shqipëri–Kosovë.
Operacioni është zhvilluar nga strukturat e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Forcën e Posaçme Operacionale, strukturat doganore dhe Prokurorinë e Durrësit.
Hetimet, sipas Policisë, po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit./lajmi.net/