Ngiste në mënyrë të rrezikshme në Rahovec, gjobitet pasi pamjet u publikuan në rrjete sociale
dp

Lexo edheKapet drogë me vlerë milionëshe në Shqipëri, tre kosovarë po e sillnin në Kosovë

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërnjak të Rahovecit, ku drejtuesi i një kombi kishte ndërruar shiritin e lëvizjes në mënyrë të pakontrolluar, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Pas analizimit të pamjeve, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka identifikuar drejtuesin dhe më 21 gusht ka ndërmarrë masat ligjore ndaj tij.
Atij i është shqiptuar një gjobë prej 100 eurosh dhe një pikë negative.

Lexo edheKapet drogë me vlerë milionëshe në Shqipëri, tre kosovarë po e sillnin në Kosovë
Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe t’i shmangin veprimet që mund të rrezikojnë jetën dhe sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.