Kontrabandë e dyshuar në Prizren, Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare
dp

Lexo edhe“Liria ka emër” dhe logoja e UÇK-së shfaqen në ndeshjen Belgjikë-Francë

Gjatë kontrollit, zyrtarët kanë gjetur 791 kilogramë duhan të grirë të paketuar, 85 kilogramë duhan të grirë të papaketuar, si dhe 21 mijë cigare “Marble” pa banderolë, raporton lajmi.net
Po ashtu, janë konfiskuar edhe 97 mijë cigare me banderolë të Bosnjës dhe Hercegovinës, por pa banderolë të Republikës së Kosovës.
Në total, sipas Doganës, janë ndaluar 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare.
Pas zbulimit të mallit, në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Doganës së Kosovës dhe prokurori kujdestar.

Lexo edhe“Liria ka emër” dhe logoja e UÇK-së shfaqen në ndeshjen Belgjikë-Francë
Personi përgjegjës për hapësirat ku është gjetur malli është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Malli i konfiskuar është vendosur nën mbikëqyrje doganore, ndërsa rasti po hetohet në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente./Lajmi.net/