BallinaShqiptareShkon në 5 numri i viktimave nga aksidenti në Fushë-Krujë-Milot

Shkon në 5 numri i viktimave nga aksidenti në Fushë-Krujë-Milot

Të ngjajshme

Kurti nesër paradite mbledh Qeverinë

Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar se nesër...

Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka...

Rogerti plas bombën për Brikenën

Banori i “BBVA”, Rogerti” ka bërë një deklaratë bombë...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga aksidenti tragjik në aksin Fushë-Krujë-Milot. Mësohet se nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve edhe 34-vjeçarja Rudina Haka.

Kujtojmë se si pasojë e aksidentit të ndodhur pas mesnate në aksin Fushë Krujë-Milot humbën jetën edhe Almenia Karaj 16-vjeçe, Shkumbin Brati 20-vjeç, Artan Alushi 30-vjeç dhe Alfred Dika 39-vjeç.

Sipas policisë, rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues Alfred Dika, 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi, 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes humbën jetën dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi. Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende. /abcnews.al/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz