Shkoi t’i mbushte bidonët, iu “mbushën” sytë me lotë- veprim i jashtëzakonshëm i KRU Prishtina
03

Lexo edheLajm i mirë për Skenderajn: Finlanda kërkon punëtor sezonal nxënësit e shkollës profesionale Qendra e Kompetencës (FOTO)

Me biçikletë po shkonte për t’i mbushur tre bidonë me ujë, por një i moshuar nga Fushë Kosova – qytet i cili ka mbetur pa ujë të pijshëm prej më shumë se dy ditësh – u befasua nga Ilir Abdullahu, kryeshefi i kompanisë së ujësjellësit “Prishtina”.
Abdullahu, sipas një komunikate aspak të zakonshme të KRU Prishtinës, i dha një lajm të madh të moshuarit nga Fushë Kosova që e emocionoi atë “pa masë”. Kryeshefi i tregoi konsumatorit se është kthyer uji i pijshëm në qytet.
“Ai u gëzua pa masë dhe u kthye i lumtur në shtëpi”, tha KRU Prishtina në një njoftim në Facebook të premtën.
Kryeshefi Abdullahu realizoi edhe një fotografi me konsumatorin, për të cilin KRU Prishtina tha se është gëzuar pa masë kur ka kuptuar se është rikthyer linja e ujit të pijshëm. Këtë fotografi ndërmarrja publike e ka bashkëngjitur në njoftimin e saj në Facebook.
Lexo edheLajm i mirë për Skenderajn: Finlanda kërkon punëtor sezonal nxënësit e shkollës profesionale Qendra e Kompetencës (FOTO)
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë sot testimin e linjës së ujit në Fushë Kosovë.
Kompania sot ka angazhuar ekipe të shumta në terren përgjatë Fushë Kosovës, për të inspektuar furnizimin me ujë.
Banorët e shumtë të Fushë Kosovës gjatë këtyre viteve janë detyruar që me bidonë dhe shishe të garantojnë furnizimin me ujë. /Insajderi.com