Shkolla profesionale Qendra e Kompetencës në Skenderaj, e konsideruar si një ndër shkollat më të mira profesionale në Kosovë, çdo ditë po shënon suksese të njëpasnjëshme. Janë dhjetëra nxënës të kësaj shkolle që kanë fituar bursë shkollimi e punësimi në Gjermani, e shumë të tjerë që kanë marrë viza pune në Norvegji, ndërsa këto ditë edhe Finlanda ka kërkuar nxënës të kësaj shkolle për punësim sezonal, transmeton Drenica Press.
Sipas një njoftimi nga shkolla profesionale Qendra e Kompetencës në Skenderaj ndër të tjera thuhet: “Njoftim për punë sezonale në Finlandë për ish nxënësit nga Qendra e Kompetencës-Skenderaj.
Realizimi i punës sezonale nga 15.07.2019 deri 30.09.2019.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në QKS pastaj komisioni bënë përzgjedhjen e tyre.
Afati për aplikim është deri me datë 25.06.2019.
Informatat shtesë bashkangjitur i gjeni në atch. ( njoftimin dhe ftesën)”.