BallinaLajmeSBASHK-u nuk heq dorë nga greva: Ose do të fitojmë të gjithë...

SBASHK-u nuk heq dorë nga greva: Ose do të fitojmë të gjithë ose do të humbim

Të ngjajshme

“Të frikësosh është e mirë”: Udhëtimi nën tokë në filmimin e Underland

Pak larg B3134 në Somerset, një hapësirë e fshehtë...

Liverpooli kalon në epërsi ndaj Galatasarayt

Liverpooli ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Galatasarayt...

Natën e mirë Galata! Liverpooli shënon të tretin

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e tretë ndaj...

Të dashura me qira

Një dokumentar i ri hedh dritë mbi një fenomen...

Në ditën e shtatë të grevës së mësimdhënësve, kryesia e Sindikatës së Bashkuar për Arsim po viziton qytetet e ndryshme të Kosovës.

Mbrëmë, SBASHK-u refuzoi ofertën e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje të pagave të mësimdhënësve, duke qëndruar të palëkundur nga greva.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, sot vizitoi Mitrovicën, komunë kjo që kishte bërë thirrje për fillim të mësimit.

Gjatë vizitës në çerdhen ‘Gëzimi Ynë’, Jasharaj përsëriti qëndrimin e sindikalistëve mbi grevën.

“Nuk po kërkojmë aspak më shumë se të tjerët.. projektligji për paga është denigrues.. ose do të humbim ose do të fitojmë të gjithë… nga çerdhet deri te niveli universitar duhet të jemi unikë më shumë se kurrë dhe mos të lejojmë ndarjen nga askush. Kemi hyrë në një betejë ose do të fitojmë të gjithë ose do të humbim”, tha Jasharaj.
Naile Uka, drejtoreshë e çerdhes, tha se në rritje të pagave duhet të përfshihen të gjitha nivelet e arsimit.

“Shpreha falënderimin e saj ndaj kryetarit që na u ka bashkëngjitë, e kam pyetur a jena të përfshirë edhe punëtorët teknikë në rritjen e koeficientit, derisa ne të gjithë jemi në grevë, kryeministrit në rritjen e koeficientit nuk i ka përfshirë as çerdhet, ne kërkojmë që të përfshihemi të gjithë prej institucioneve parashkollore deri te universitetet, ndërsa ofertën që e ka bërë kryeministri nuk e ka bërë për të gjithë, ai i ka anashkaluar çerdhet tërësisht”, tha Uka.

Sipas kryeministrit, rritja për mësimdhënësit e shkollave të mesme do të jetë 74 euro nga paga aktuale.

Për arsimin fillor nga 479 euro sa është aktualisht – në 525.8, pra rritja është 46 euro.
Për mësimdhënësit e sistemit parashkollor nga 447.9 sa është tani rritja është në 501 euro.

Kurse për kategorinë e mësimdhënësve të shkollave speciale, rritja do të jetë për 49.8 euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz