“Salah është hero në jetë reale” – flet i pastrehu që u shpëtua nga ylli i Liverpoolit
BILLI

Lexo edheZyrtare: Lazio i jep leje Muriqit të luaj për Kosovën, ai mund të aktivizohet edhe kundër Maqedonisë

Salah ishte ndalur në një pompë nafte në Liverpul në fund të muajit të kaluar dhe e kishte vërejtur se i pastrehu i quajtur David Craig, po ngacmohej nga një grup i vogël njerëzish, transmeton Gazeta Express.
Pasi nuk i kishte pëlqyer ajo që po e shihte, Salah kishte ndërhyrë, duke i paralajmëruar abuzuesit se edhe ata do të mundë të përballeshin me të njëjtin fat një ditë.
Ylli egjiptian më pas i dha para të pastrehut.
Ky veprim i tij, i cili u kap edhe nga kamerat e sigurisë, kishte domethënie të madhe për Craig.

Lexo edheZyrtare: Lazio i jep leje Muriqit të luaj për Kosovën, ai mund të aktivizohet edhe kundër Maqedonisë
“Salah ishte i mrekullueshëm me mua po aq sa është i mrekullueshëm në fushë për Liverpoolin”, tha Craig për The Sun.
“Ai i dëgjoi djemtë se çfarë po më thoshin mua dhe iu drejtua atyre duke u thënë ‘Pas pak vitesh mund të jeni edhe ju në të njëjtën gjendje’. E kuptova që nuk po përjetoja halucinacione vetëm pasi Mo m’i dha 100 funte. Çfarë legjende!” shtoi ai.
“Mo është hero në jetë reale për mua dhe dua ta falënderoj”. /Gazeta Express/