Reagon Haradinaj pas akuzave në mediat serbe

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj shkrimeve të medieve serbe ku ai cilësohet si “bos i krimit dhe kontrabandës”.
Reagimi i plotë:
Aleancat e krimit në Beograd e në Prishtinë, qenkan aktivizuar sërish në sulme kundër përsonalitetit tim, familjes sime dhe organizatës politike që e drejtoj. Këtë herë në stilin “science fiction”, duke prodhuar storje per tregëti armësh të përmasave të mëdha, ku unë qenkam bosi.
Lexo edheMomenti kur merr flakë aeroplani me futbollistët brazilianë (Video)
Kjo nuk është hera e parë e nuk do të jetë as e fundit, sepse këto aleanca të krimit me seli në Beograd e në Prishtinë, por që mentorët i kanë në Moskë, janë aktivizuar sa herë që dikush u ka dalë përpara dhe e ka penguar influencën e tyre në Kosovë. Edhe tani po ndodh e njejta gjë, por kësaj radhe, propaganda e tyre është aq e tejdukshme, sa që ata vet do të jenë viktima të saj.
Këtë herë nuk më ndalin dot!














