BallinaRegjionaleDrenasRamiz Lladrovci: Sot, ishte një ditë e rëndë për të gjithë neve

Ramiz Lladrovci: Sot, ishte një ditë e rëndë për të gjithë neve

Të ngjajshme

Mbappé e vë në shënjestër Brazilin: mund të luajë edhe më shumë se 45 minuta

Prania e Kylian Mbappés në ndeshjen mes Francës dhe...

Shifra alarmante: Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur tremujori

Shifrat nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tregojnë...

Irani pretendon se ka goditur aeroplanmbajtësen amerikane USS Abraham Lincoln

Ushtria iraniane pretendon se raketat e saj lundruese goditën...

“Shumë e mbyllur, shumë e hapur”/ Enca provokon ndjekësit

Enca Haxhia ka provokuar ndjekësit me fotografitë e fundit. Artistja...

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se sot, ishte një ditë e rëndë për të gjithë neve, ishte ditë e manifestimit të zhgënjimit qytetar në Drenas, ndaj rastit të abuzimit të vajzës së mitur, nga njerëzit e tri profesioneve që gëzojnë besimin e secili qytetar.

Ladrovci përmes rrjeteve sociale shkruan:

”Sot, ishte një ditë e rëndë për të gjithë neve, ishte ditë e manifestimit të zhgënjimit qytetar në Drenas, ndaj rastit të abuzimit të vajzës së mitur, nga njerëzit e tri profesioneve që gëzojnë besimin e secili qytetar.

Së bashku me qytetarët e mi, me nxënësit, shpreha qëndrimin tim qytetar, ndaj rastit të pashembullt në vendin tonë, ndaj abuzimit të të miturës, si një nga plagët më të rënda për një vajzë.

Ishte ditë e rëndë sepse, rrugëve të komunës tonë, shprehëm solidaritet me vuajtjet e vajzës së abuzuar si dhe të familjes së saj,
Ishte ditë e shprehjes së pakënaqësisë ndaj veprimeve të një arsimtari,
ishte ditë, e shprehjes së pakënaqësisë ndaj veprimeve të një polici,
ishte ditë e shprehjes së pakënaqësisë ndaj veprimeve të një mjeku,
për të mos u përsëritur kurrë, askund,
për t’u trajtuar dhe vlerësuar në pajtim me ligjet në fuqi.

Shpërdorimi i detyrës nga një individ, nuk guxon të na lëkund besimin tonë në arsim, polici, mjekësi e as prokurori, profesione të çmuara dhe të respektuara nga të gjithë qytetarët.

Në këtë rast, presim sa më shpejt, organet gjegjëse të japin vendim për çfarëdo shkelje të detyrave apo përgjegjësive që bien ndesh me ligjin, nga të gjithë personat e implikuar në rastin e abuzimit.

Komuna jonë, qoftë e fundit që ka përjetuar një shembull të tillë tragjik për vajzën, për familjen e saj dhe të gjithë neve!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz