Drenas, prezantohen të gjeturat e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal

Të premten në Sallën e Kuvendit të Komunës në praninë e përfaqësuesve të bizneseve, qytetarëve përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësuesve të GIZ-it gjerman, kompanisë projektuese, përfaqësues të KEDS-it dhe shumë të tjerëve është bërë prezantimi i të gjeturave nga hartimi i profilit të gjendjes ekzistuese për Planin Zhvillimor Komunal.
Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur drejtoresha e Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu e cila tha se me hartimin e këtij Plani Zhvillimor Komunal, Drenasit do t’i hapen dyert e një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe ka kërkuar nga të pranishmit të japin rekomandimet, vërejtjet dhe sugjerime te tyre që ky plan të jetë sa më i plotësuar dhe më i dobishëm për qytetarët e Komunës së Drenasit.
Ne këtë takim është bërë prezantimi i të gjeturave ne sektorët e ndryshëm si në mjedis, infrastruktura rrugore, ajo ujore, gjelbërimet, bizneset, kultura dhe fusha të tjera që janë ne interesin e përgjithshëm të Komunës së Drenasit.
Lexo edheEmocione të forta, polici fillon të qajë gjatë protestës në Drenas
Planin Zhvillimor Komunal dhe Hartat Zonale Komunale mbështeten nga organizata gjermane GIZ, ndërsa në afat rekord janë duke u respektuar të gjitha procedurat për hartimin e këtyre dy planeve strategjike për Komunën e Drenasit.














