Ramiz Lladrovci në darkë me Bekim Jasharin e Sylejman Selimin: Na lidhë hitoria
BILLI

Lexo edheRastet e reja me koronavirus janë nga këto vende të Drenasit

Bëhet fjalë për kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin dhe gjeneral Sylejman Selimin.
Kryetari Lladrovci thotë se ata i lidh pashkëputshëm historia, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Me dy miqtë e mi, me të cilët na lidhi pashkëputshëm historia, me Gjeneral Sylejman Selimin dhe homologun tim, Bekim Jasharin.
E kaluara jonë e përbashkët, na lidhë fort, sepse ishim dhe jemi bashkë në rrugën e vështirë por të drejtë të përkushtimit dhe sakrificës, për të qenë në shërbim të qytetarëve, interesave të vendit dhe kombit.

Lexo edheRastet e reja me koronavirus janë nga këto vende të Drenasit
Morali ynë i punës dhe detyrimet tona janë më të mëdha se të tjerëve për shkak të atyre që fizikisht nuk janë me neve, por na përcjellin çdo minutë e sekondë, e ne qëndrojmë nën madhështinë e tyre.
Prandaj, jemi bashkë, sikur që janë bashkë të pavdekshmit tanë, në rrugën e nderit, besës e atdhedashurisë!