Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 337 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Në komunën e Drenasit janë regjistruar 7 raste të reja. Të infektuarit janë me këto lokacione:
1 rast i ri në fshatin Gllanasellë, 3 në Llapushnik, 2 në Poklek dhe 1 rast i ri me koronavirus në Tërstenik. /DrenicaPress/