back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeQeveria njofton për kohën e lëshimit të vërtetimeve për dëshmorë dhe invalidë

Qeveria njofton për kohën e lëshimit të vërtetimeve për dëshmorë dhe invalidë

Të ngjajshme

Një penallti e humb, një e shënon / Korenica bën gol në Rumani

Skuadra e Clujit është duke luajtur ndaj Metaloglobus Bucharest,...

Sami Lushtaku: Lista Serbe dhe Nenad Rashiq s’kanë asnjë dallim

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe njëherit kandidati për...

Yllka Kuqi 42, por ende me shkëlqim si të ishte 22 (Foto)

Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, këtë verë ka pasur...

Qeveria përmes një njoftimi ka për të ditur se nga data 1 dhjetor e këtij viti nis lëshimi i vërtetimeve për dëshmorët e kombit dhe invalidët e luftës.

“Njoftojmë Invalidët e Luftës dhe Familjet e Dëshmorëve, se Vërtetimet për Dëshmorë të Kombit dhe Invalidë të Lufës fillojnë të lëshohen që nga data 1 DHJETOR 2017, me orar 9:00 – 12:00 dhe 13:00 – 15:00”, thuhet në njoftim.

Për të aplikuar për këto dy lloje të vërtetimeve Qeveria thotë se duhen këto dokumente.

“Për vërtetime të Invalidëve kërkohen: Çertifikata e Statusit (origjinal) dhe Çertifikata e lindjes (origjinal). Ndërsa për vërtetime të Dëshmorëve kërkohen: Çertifikata e Statusit (origjinal) dhe Çertifikata e vdekjes (origjinal)”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas Qeverisë, vërtetimet i hapin rrugë aplikimit të Invalidëve të Luftës për Komision Mjekësor, ku do të vlerësohet dhe rivlerësohet shkalla e invaliditetit, si dhe hapin rrugën e aplikimit për pension familjar të dëshmorëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz