Në mbledhjen e sotme, Qeveria aprovoi shqyrtimin dhe propozim-vendimin për lirim nga tatimi doganor për mallrat me kodet 0101 deri në 0106. Produktet e liruara nga tatimi janë mishi dhe prodhimet e qumështit.
Me propozimin e Ministrisë së Financave, Qeveria ka marr vendim për lirimin nga norma e taksës doganore për importet e shtazëve si: kuaj, gomar, mushka, gjedhe, derra, shpend dhe kafshë tjera të gjalla.
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se Kosova ka nevojë për import të kafshëve. /Gazeta Bujku