Me rastin e organizimit të protestës nga Lëvizja Vetëvendosje, Policia e ka nisur mobilizimin e rregullt për të siguruar se protesta do të zhvillohet në mënyrë paqësore.
Kjo protestë pritet të zhvillohet para ndërtesës ku ndodhet zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, duke filluar nga ora 11:55, njofton Klan Kosova.
Ndërsa një orë para se të nisë protesta, forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë parë shumë afër objektit të Prokurorisë së Shtetit.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se ekziston një rrezik kur një parti proteston kundër një prokurori.
Për t’u informuar më shumë rreth komenteve të Kryeministrit Haradinaj, klikoni në linkun e mëposhtëm.