back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeQendra e votimit me kusht, Mazreku: Votimi filloi pa probleme, brenda një...

Qendra e votimit me kusht, Mazreku: Votimi filloi pa probleme, brenda një ore votuan mbi 20 votues

Të ngjajshme

Në QKUK relizohet shtatzënia e parë me IVF

Për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në...

Presidenca dorëzon komentet në Kushtetuese në lidhje me dekretin e Osmanit

Presidenca e Kosovës ka dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese,...

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë,...

Vetura godet motorristin në Fushë Kosovë, policia në vend të ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në...

Procesi i votimit në qendrën e votimit me kusht në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë ka filluar me kohë dhe pa incidente, dhe se brenda një orë e gjysmë kanë votuar 20 votues. Kështu ka bërë të ditur menaxheri i kësaj qendre, Milaim Mazreku.

Mazreku, tha se procesi po ecën mirë dhe se hapja e qendrës ka qenë e gatshme qysh para orës 07:00.

“Jemi në qendrën e votimit me kusht 1901 në Fakultetin e Edukimit. Votimi ka filluar pesë minuta para orës 07:00 dhe tre votues e kanë hedhur votën në kutinë e votimit. Çdo gjë është në rregull, procesi është duke shkuar mirë e mbarë dhe u bëj thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë. Deri më tani, kur po raportojmë, diku në 8 pika të kësaj qendre janë diku mbi 20 votues. Dje ka arritur materiali jo sensitiv, ndërsa sot materiali sensitiv dhe çdo gjë është në rregull, pa incidente”, tha ai për EO.

Numri i votuesve në Prishtinë është mbi 219 mijë, ndërsa të regjistruar jashtë Kosovës janë mbi 7,500 qytetarë.

Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Republikën e Kosovës është 1,999,204 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77,086 votues.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz