KQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Republikën e Kosovës
dp

Lexo edheShala: Me i thanë Albin Kurtit JO sot është si me i thanë Slobodanit JO në të 98-tën

“Materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë dhe, sipas informatave që kemi, procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Republikën e Kosovës,” tha Elezi.
Sipas të dhënave të KQZ-së, brenda vendit kanë të drejtë vote 1,999,204 qytetarë, ndërsa jashtë Kosovës mundësi për të votuar kanë 77,086 votues.
Procesi zgjedhor në territorin e Kosovës do të zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime.

Lexo edheShala: Me i thanë Albin Kurtit JO sot është si me i thanë Slobodanit JO në të 98-tën
KQZ ftoi të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, duke marrë pjesë në zgjedhjet për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.