back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmePunimet hekurudhore bllokojnë përkohësisht rrugën Fushë Kosovë – Mitrovicë

Punimet hekurudhore bllokojnë përkohësisht rrugën Fushë Kosovë – Mitrovicë

Të ngjajshme

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se qarkullimi në drejtim të fshatit Frashër do të ndërpritet në tre ditët e ardhshme.

Kjo po ndodh në kuadër të projektit “Rehabilitimi i rrugës Hekurudhore Linja 10, Pjesa Jugore (Fushë Kosovë – Mitrovicë)”.

“Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë njofton qytetarët se, në kuadër të realizimit të projektit ‘Rehabilitimi i rrugës hekurudhore Linja 10, Pjesa Jugore (Fushë Kosovë – Mitrovicë)’, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

“Me këtë rast rruga që shpie në drejtim të fshatit Frashër (te hekurudha) do të jetë e bllokuar për qarkullim nga 13.02.2026, ora 08:00 deri më 15.02.2026, ora 24:00”.

“Luten të gjithë qytetarët dhe shfrytëzuesit e kësaj rruge për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz