Propozimi i PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Rrahmani shpjegon çka synon nisma
dp

Lexo edheDardan Krasniqi e akuzon Gani Gecin për rastin e veprimtarit Rreci, ia publikon një video të para disa viteve: Marre, turp, tradhti

Deputeti i Partisë Demokratike, Eman Rrahmani, ka dhënë detaje për nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
PDK-ja dorëzoi të hënën në Kuvend projektligjin për plotësim-ndryshimin e ligjit që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në “Kosova Today” të Klan Kosovës, Rrahmani deklaroi se iniciativa nuk synon mbylljen e Gjykatës Speciale.
“E para, nuk po kërkojmë që Gjykata Speciale të zhbëhet”, tha ai.
Sipas Rrahmanit, ndryshimet e propozuara synojnë që procesi të vazhdojë në Dhomën e Apelit, por të parashohin një mekanizëm tjetër për fazat pasuese.
Ai tha se PDK-ja po kërkon që, nëse Apeli vendos për rigjykim, çështja të mos rikthehet te Dhomat e Specializuara.

Lexo edheDardan Krasniqi e akuzon Gani Gecin për rastin e veprimtarit Rreci, ia publikon një video të para disa viteve: Marre, turp, tradhti
“Ligjin tash që e kemi iniciu, i mundëson që nëse Apeli e kthen në rigjykim, nuk rikthehet te Dhomat e Specializuara të Kosovës, por në Gjykatën e Apelit në Kosovë”, deklaroi Rrahmani.
Sipas tij, projektligji parashikon gjithashtu ndryshim të forumit gjyqësor edhe në rast të një ankese të mëtejshme.
“Nëse Apeli nuk e kundështon vendimin e shakllës së parë, atëherë ankimimi në Supreme, kalon në Gjykatën Supreme në Kosovë”, tha ai.
Rrahmani e lidhi nismën edhe me pretendimet mbi të cilat ishte themeluar Gjykata Speciale, duke iu referuar raportit të Dick Martyt.
Ai tha se PDK-ja synon t’i japë fillimisht mundësi procesit të Apelit në Hagë, përpara se të aktivizohen mekanizmat e propozuar në Kosovë.