Postoi video me armë zjarri, arrestohet një person
dp

Lexo edhePropozimi i PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Rrahmani shpjegon çka synon nisma

Gjatë ditës së sotme njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj ka pranuar një informatë lidhur me një person që kishte publikuar në rrjete sociale një video, në të cilën shfaqej me armë zjarri.
Pas veprimeve hetimore në terren, policia ka identifikuar të dyshuarin SH.M (21 vjeç) dhe nga ai kanë konfiskuar një armë pistoletë me gaz.
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”

Lexo edhePropozimi i PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Rrahmani shpjegon çka synon nisma
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore./Indeksonline/