Parandalohet futja e një telefoni dhe drogës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
dp

Lexo edheNga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu”, studentët nisin të mblidhen

Kontrollet janë kryer nga zyrtarët e Sigurisë së Qendrës dhe kanë përfshirë hapësirat e brendshme dhe perimetrin e institucionit.
“Gjatë kontrollit janë gjetur një telefon mini me kabllo mbushëse, si dhe një substancë e dyshuar si lëndë narkotike. Të gjitha gjetjet janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedim të mëtejshëm. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në realizimin e kontrolleve të vazhdueshme dhe masave parandaluese, me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së kontrabandës në institucionet korrektuese”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:

Lexo edheNga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu”, studentët nisin të mblidhen