“Rusia ka humbur kontrollin mbi industrinë e naftës”, Trump: Lufta me Ukrainën duhet të marrë fund
dp

Lexo edhePostoi video me armë zjarri, arrestohet një person

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Rusia ka “humbur kontrollin” mbi industrinë e saj të naftës, duke e lidhur situatën me luftën në Ukrainë.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se një numër i madh rafinerish ruse janë dëmtuar dhe aktualisht janë jashtë funksionit. “Rusia për fat të keq ka humbur kontrollin e industrisë së saj të naftës për shkak të luftës me Ukrainën”, shkroi presidenti amerikan, duke iu referuar dëmeve në rafineritë e naftës.
Deklarata vjen një ditë para takimit të planifikuar të Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lexo edhePostoi video me armë zjarri, arrestohet një person
Trump u shpreh gjithashtu se lufta po shkakton pasoja të rënda dhe përsëriti thirrjen e tij për përfundimin e konfliktit. Sipas tij, rreth 25 mijë persona, kryesisht ushtarë, humbin jetën çdo muaj. “Kjo luftë qesharake dhe e pafundme me Ukrainën duhet të marrë fund”, përfundoi Trump.