Qytetari nga Prizreni e gjen dhe dorëzon në polici kuletën me më shumë se 500 euro
dp

Lexo edheCaktohet seanca e shqyrtimit gjyqësor kundër Muharrem Ibrajt, të dyshuar për krime luftë – I bëhet thirrje të dorëzohet

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren njofton për një rast të ndershmërisë qytetare që meriton vlerësim dhe publikim.
Kjo për faktin se gjatë ditës së sotme një qytetar nga Prizreni ka gjetur në tokë një kulet me dokumente personale dhe 505 euro e disa Lei Rumun para të gatshme.

Ai ka raportuar rastin dhe i ka dorëzuar kuletën me gjithë parat në Stacionin Policor të Prizrenit po atë dite.

Lexo edheCaktohet seanca e shqyrtimit gjyqësor kundër Muharrem Ibrajt, të dyshuar për krime luftë – I bëhet thirrje të dorëzohet
Pas verifikimit të dokumentacionit, është identifikuar personi që e kishte humbur kuletën – një qytetar nga Prizreni, të cilit më pas në stacion i janë dorëzuar kuleta me dokumentet dhe parat e gatshëm./Indeksonline/