Ardian Krasniqi mohon akuzat në gjykatë: “Nuk jam fajtor, kam prova”, mbrojtja kërkon arrest shtëpiak

Ardian Krasniqi ka mohuar akuzat ndaj tij gjatë seancës gjyqësore, duke deklaruar se nuk është fajtor dhe se posedon prova që, sipas tij, e mbështesin qëndrimin e tij.
Krasniqi, i cili po përballet me akuzat e ngritura nga Prokuroria, është paraqitur në gjykatë nën masën e paraburgimit.
Gjatë seancës, ai është pyetur nëse e pranon fajësinë, ndërsa përgjigjja e tij ka qenë e prerë.
“Nuk jam fajtor dhe kam prova.”, ka deklaruar ai, transmeton IndeksOnline.
Mbrojtja e tij, e përfaqësuar nga avokatja Bedrije Rexhepi, ka kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit, duke propozuar që Krasniqi të lirohet nga paraburgimi t’i zëvendësohet në arrest shtëpiak.
Megjithatë, kërkesa e mbrojtjes nuk është aprovuar nga trupi gjykues.

Lexo edheSchuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës
Edhe Prokurori i Shtetit ka kundërshtuar kërkesën për zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak.
Kështu, pas shqyrtimit të kërkesave të palëve, trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e masës.
Ndërkohë, Krasniqi vazhdon ta mohojë fajësinë ndaj akuzave të ngritura kundër tij dhe ka deklaruar se ka prova për të mbështetur mbrojtjen e tij./IndeksOnline/












