back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeProkurori Bahri Hyseni me një Komision të ri, pa konkurru! (Dokument)

Prokurori Bahri Hyseni me një Komision të ri, pa konkurru! (Dokument)

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Prokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, ka marrë besimin e kryeministrit Isa Mustafa  për t’u emëruar anëtar i Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit me mandat tre vjeçar, shkruan Zeri.info.

Emri i prokurorit Hyseni është lakuar së fundi në medie nga përgjimet e publikuara muajin e kaluar, ku ish-shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, kërkon që Hyseni të shkoj në Bordin e KOSTT-it, me arsyetimin se aty i duhet PDK-së, përderisa Hyseni i përgjigjet Grabovcit se “nuk ka kunkurru”.

Madje Hyseni, sipas këtyre përgjimeve, i cili më herët ka qenë deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, as që e ka idenë çka është KOSTT(Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut), raporton “Zeri.info”.

Përndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 10 gushtit 2016, ka emëruar Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, kryetare e së cilit është gjyqtarja Nesrin Lushta.

Ndërsa anëtar të Komisionit janë: Bahri Hyseni(prokuror), Nezir Çoçaj(deputet), Mentor Borovci(Ministria e Drejtësisë), Nazmie Ibishi(Oda e Mjekëve të Kosovës), Xhevat Gashi(Oda e Mjekëve të Kosovës) dhe Behxhet Shala nga KMLDNJ.

Sipas vendimit të Qeverisë, kryetarja e këtij Komisioni ka mandat 4 vjeçar, kurse anëtarët një vjet më pak(3 vjet). /Zeri.info/

Image

Të Fundit

Sport

ShowBiz