Prishtinë: Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan dhe mallra tjera të kontrabanduara
dp

Lexo edheMori veturën me qira dhe nuk e ktheu më, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Gjatë kontrollit, autoritetet zbuluan sasi të konsiderueshme mallrash pa dokumentacion të origjinës, të dyshuara për kontrabandë, transmeton lajmi.net.
Sipas Doganës, janë konfiskuar 255.5 kilogramë duhan i grirë (refuz) pa banderola, 1,200 kilogramë mjaltë pa asnjë lloj mbishkrimi dhe 210,000 copë filtera cigaresh të paorigjinë.
I gjithë malli është sekuestruar përkohësisht, ndërsa Prokuroria Themelore e Prishtinës është njoftuar dhe pritet të përcaktojë veprimet e mëtejshme ligjore.

Lexo edheMori veturën me qira dhe nuk e ktheu më, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Doganës së Kosovës dhe Policia e Kosovës theksojnë se mbeten të përkushtuara në luftën kundër kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut vendas, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për raportimin e çdo rasti të dyshuar.