Prishtina triumfon në Podujevë, barazohet me Malishevën në krye të tabelës
dp

Lexo edheZhegrova drejt ndeshjes së parë si titullar te Juventusi, Spalletti i beson ndaj Napolit

Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Llapit, duke triumfuar me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Skuadra e Orges Shehit është rikthyer te fitorja në kampionat, pas humbjes nga Drita në shtëpi, shkruan Indeksonline.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua që në minutën e katërt. Leotrim Kryeziu realizoi pas asistimit të Blendi Baftiut, duke i dhënë Prishtinës epërsinë që në fillim.
Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat krijuan raste për shënim, por rezultati nuk ndryshoi dhe kryeqytetasit arkëtuan tri pikë të rëndësishme.

Lexo edheZhegrova drejt ndeshjes së parë si titullar te Juventusi, Spalletti i beson ndaj Napolit
Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në kuotën e 26 pikëve, aq sa liderja Malisheva, ndërsa Llapi mbetet në vendin e parafundit me vetëm pesë pikë.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina e pret Vushtrrinë, kurse Llapi përballet me Dukagjinin në udhëtim. /IndeksOnline/