Zhegrova drejt ndeshjes së parë si titullar te Juventusi, Spalletti i beson ndaj Napolit
dp

Lexo edheBarcelona rikthehet në garë për Alessandro Bastonin, synohet goditja e madhe në janar

Edon Zhegrova mund të luajë ndeshjen e tij të parë si titullar këtë sezon me Juventusin, në përballjen e rëndësishme ndaj Napolit.
Juventusi e pret Napolin të dielën mbrëma, nga ora 20:45, në stadiumin “Allianz”, në kuadër të javës së 10-të të Serie A, shkruan Indeksonline.
Sipas gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, trajneri Luciano Spalletti pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin bazë, pas humbjes zhgënjyese ndaj Genoas.

Në këto rrethana, Zhegrova pritet të aktivizohet nga minuta e parë në skemën 4-3-3, duke mbuluar krahun e djathtë të sulmit.

Lexo edheBarcelona rikthehet në garë për Alessandro Bastonin, synohet goditja e madhe në janar
Në repartin ofensiv, përkrah yllit kosovar pritet të luajnë edhe Jeremie Boga në krahun e majtë dhe Randal Kolo Muani në qendër.
Për Zhegrovën, kjo do të ishte një mundësi e rëndësishme për të dëshmuar vlerat e tij dhe për të fituar më shumë hapësira në skuadrën e Juventusit. /IndeksOnline/