Ka filluar protesta e kompanive që ofrojnë shërbimin e transportit rrugor në Kosovë.
Nga lagjja Veterniku në Prishtinë ata e kanë nisur parakalimin nëpër qytet, e që sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, janë mbi 150 autobusë pjesëmarrës në këtë protestë.
Pronarët e kompanive pjesëmarrëse në grevë, e cila filloi para dy ditësh, i kanë kërkuar falje qytetarëve, duke thënë se shpresojnë që Qeveria e Kosovës do të ketë konsiderate për ta marr vendimin të cilin e premtoi për subvencionim, në mënyrë që ata t’i kthehen punës si më parë.