Policia gjen 15 kg eksploziv në Gazimestan
BILLI

Lexo edheDetaje të reja për të arrestuarin nga Beogradi në parkingun e Ministrisë së FSK’së

Policia e Kosovës ka gjetur rreth 15 kilogramë eksploziv në fshatin Mazgit, në afërsi të vendit të njohur si Gazimestan, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Rastin e konfirmuar Policia e Kosovës.
Sot rreth orës 14 policia ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Prishtinë- Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Mazgit, është gjetur një mjet i dyshimtë.
Lexo edheDetaje të reja për të arrestuarin nga Beogradi në parkingun e Ministrisë së FSK’së
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Të gjitha njësitet policore të nevojshme për të menaxhuar me një situatë të tillë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe ato të ekzaminimit”, ka thënë Ahmeti.
