BallinaRegjionaleMitrovicëPërleshja në LDK-në e Mitrovicës, kandidati Faton Peci tregon pse ndodhi

Përleshja në LDK-në e Mitrovicës, kandidati Faton Peci tregon pse ndodhi

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Kuvendi Zgjedhor në degën e LDK-së në Mitrovicë ka eskaluar në përleshje, kjo për shkak të pakënaqësive ndërmjet delegatëve të kësaj dege, për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri, shkruan Reporteri.net.

Reporteri.net mëson se kjo ka ndodhur kur përkrahësit e kreut aktual të LDK-së në këtë qytet Safet Kamberit kanë kuptuar se shumica e degëve po votojnë për kundërkandidatin e tij Faton Peci.

Reporteri.net ka kontaktuar me Faton Pecin i cili ka thënë se ai nuk ka qenë në Kuvend kur ka ndodhur përleshja, por se ky incident ka ndodhur pasi degët e kanë përkrahur atë për kryetar të ri të LDK-së në Mitrovicë e jo kryetarin aktual që synon mandatin tjetër.

“Arsyeja pse ka ndodhur është se unë kamë marrë përkrahje të madhe në Degën e Bajrit dhe të Iliridës si dhe në qytet, pa llogaritur edhe dy kuvende që do të mbahen nga ora 17:00”, ka deklaruar Peci për Reporteri.net.

Ai ka thënë se aktualisht veç kaq mund të thotë, ndërsa për incidentin mund të flasë vetëm pasi të marrë informatat e sakta.

Kujtojmë se kandidati Safet Kamberi ka deklaruar për mediat se nuk e di nëse aty ka pasur rrahje.

Reporteri.net ka siguruar videon e përleshjes në këtë Degë.

Video Player

00:00
01:17
Kujtojmë se m’u për shkak të karriges së kryetarit pas vdekjes së Ibrahim Rugovës shpërthyen grushtat dhe kërcyen karrigen ku në garë për kreun e partisë ishin Nexhat Daci e Fatmir Sejdiu, ku fitoi ky i fundit.
Nga atëherë LDK nuk arriti të marrë vetën duke mos dalë asnjëherë më parti e parë në vend. /Reporteri.net
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz