BallinaLajmeHoti flet për përleshjen e zyrtarëve të LDK-së në Mitrovicë, tregon nëse...

Hoti flet për përleshjen e zyrtarëve të LDK-së në Mitrovicë, tregon nëse ishte prezent

Të ngjajshme

Dyshohet për një vetëvrasje në Pejë

Një incident i rëndë dyshohet se ndodhur gjatë pasditën...

Sulm me raketa në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, plagosen pesë persona

Pesë persona mbetën të plagosur pas një sulmi me...

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

Pak pas raportimeve se edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ishte pjesë e Kuvendit zgjedhor të LDK-së në Mitrovicë ku disa zyrtarë të kësaj dege janë përleshur fizikisht, ka ardhur edhe sqarimi i tij për rastin, raporton Gazeta Blic.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nuk ka qenë prezent në këtë Kuvend Zgjedhor.

“Sqarim: une nuk kam qene prezent ne ngjarjen qe po raportohet si perleshje ne kuvendin e nje nendege ne Mitrovice. Per te gjitha detajet, Kryesia e Deges se LDK-se ne Mitrovice do te njoftoje opinionin me nje deklatate publike”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, para pak minutash një përleshje fizike ka ndodhur në Kuvendin Zgjedhor në degën e LDK-së në Mitrovicë, ku në garë për të parin e kësaj partie në Mitrovicë, janë, Safet Kamberi dhe Faton Perci.

Mësohet se përleshja ka ndodhur si shkak i pakënaqësive ndërmjet delegatëve të kësaj dege, për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri./Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz