back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaShowBizPentagoni “bën namin”! REAGON ashpër ndaj serialit të Netflix që përfshiu ushtrinë...

Pentagoni “bën namin”! REAGON ashpër ndaj serialit të Netflix që përfshiu ushtrinë në komunitetin LGBTQ+

Të ngjajshme

Basha viziton anëtarët e aksidentuar të KQZ-së, u ofron mbështetje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, së bashku...

Balotazh në Prizren mes PDK-së e VV-së – ja kandidatët më të votuar për asamble

Në Prizren janë procesuar 231 nga gjithsej 236 vendvotime,...

Ronaldo humb penallti, por më pas shënon supergol me Al Nassr

Skuadra e Al Nassr është duke fituar 4:1 ndaj...

Kevin Federline zbulon se sa para fitoi nga divorci me Britney Spears

Kevin Federline ka zbuluar detaje rreth situatës së tij...

Zëdhënësja e Pentagonit, Kingsley Wilson, ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj serialit të ri të Netflix-it me temë ushtarake dhe LGBTQ+, “Boots”, i cili është shfaqur javën e fundit dhe ka hyrë menjëherë në listat e shikueshmërisë në platformë.

“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump dhe Sekretarit Pete Hegseth, ushtria amerikane po rikthehet në thelbin e saj luftarak”, tha Wilson. “Standardet tona janë të larta, të unifikuara dhe të paanshme ndaj gjinisë, sepse pesha e një çante ose e një trupi njerëzor nuk pyet nëse je burrë apo grua, homoseksual apo heteroseksual”.

Seriali “Boots” ndjek historinë e Cameron Cope (luajtur nga Miles Heizer), një adoleshent homoseksual i fshehtë, dhe mikut të tij më të ngushtë Ray McAffey (Liam Oh), të cilët bashkohen me Marinsat Amerikanë gjatë periudhës së politikës “Mos pyet, mos trego”.

Wilson shtoi se standardet e ushtrisë amerikane do të mbeten të pandryshuara, pavarësisht mënyrës se si paraqiten në serialin e Netflix-it: “Ne nuk do t’i ulim standardet tona për të kënaqur ndonjë agjendë ideologjike, ndryshe nga Netflix, i cili vazhdimisht prodhon dhe shpërndan ‘mbeturina të zgjura’ për publikun dhe fëmijët”, tha ajo.

Në një deklaratë për Entertainment Weekly, Wilson e quajti serialin “një përpjekje për të shtyrë agjendën ideologjike të Netflix-it për ushtrinë amerikane”.

Netflix nuk ka dhënë ende një koment lidhur me deklaratat e Pentagonit. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, është kritikuar prej kohësh për veprimet e tij kundër komunitetit LGBTQ+ në radhët e ushtrisë. Ai ka hequr emrat e aktivistëve homoseksualë nga anijet e Marinës dhe ka tentuar të përjashtojë personat transgjinorë nga shërbimi aktiv.

Hegseth ka qenë një kundërshtar i ashpër i kulturës “woke”, duke premtuar ta eliminojë atë nga forcat e armatosura dhe duke kundërshtuar politikat që promovojnë standarde fizike neutrale ndaj gjinisë apo përdorimin e përemrave gjinorë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz