Përfundon aventura e Brikena Selmanit në “Miss Grand International 2025”
dp

Lexo edheGenta Ismajli pezullon projektet për shkak të problemeve shëndetësore

Finalja e madhe e “Miss Grand International 2025” u zhvillua sot, duke mbledhur në një skenë madhështore përfaqësuese nga e gjithë bota.
Mes tyre ishte edhe përfaqësuesja e Kosovës, Brikena Selmani, e cila e përmbylli rrugëtimin e saj në këtë kompeticion prestigjioz të bukurisë,transmeton IndeksOnline.
Edhe pse nuk arriti të sigurojë një vend në Top 22 dhe nuk mori ndonjë çmim të veçantë, Brikena spikati me elegancën dhe prezencën e saj skenike. Ajo parakaloi me një fustan të artë që shkëlqente nën dritat e skenës, duke tërhequr vëmendjen për stilin glamuroz dhe vetëbesimin që e karakterizon.
Gjatë garës, Brikena kishte tërhequr vëmendjen e mediave dhe të publikut pas një momenti viral me mikrofonin, që e bëri atë një nga konkurrentet më të komentuara në rrjete sociale.
Megjithëse aventura në “Miss Grand International” përfundoi për këtë vit, Brikena Selmani mbetet një nga përfaqësueset më të ndjekura dhe më të përfolura të Kosovës në skenat ndërkombëtare të bukurisë.

Lexo edheGenta Ismajli pezullon projektet për shkak të problemeve shëndetësore